Van de Beek konfirmon bisedimet: “Real Madridi ka kontaktuar Ajaxin”

Van de Beek duket gjithnjë e më pranë Real Madridit. Lojtari e ka pranuar se klubet janë në kontakte.

Pas ndeshjes me Vitessen, ku Donny Van de Beek realizoi dhe asistoi për Ajaxin – ndeshje që përfundoi 2:2, mesfushori holandez u pyet sërish për transferimin e mundshëm në “Snatiago Bernabeu”.

Mesfushori 22-vjeçar pa hezituar konfirmoi tashmë nisjen e bisedimeve mes klubeve.

“Ata (Real Madridi) janë në kontakte me Ajaxin, ka interesim, s’mund të them më shumë”, u shpreh lojtari pas ndeshjes të shtunën.

Ai më pas për Fox Sports gjithashtu e konfirmoi se përfaqësuesi i është në bisedime të vazhdueshme me Realin. “Pa asnjë dyshim agjenti im ka folur me ta, kjo është, por preferoj të flas për futboll…”, shtoi mes tjerash Van De Beek.