Van de Beek konfirmon bisedimet: “Dua të zgjidhet gjithçka sa më parë”

Van De Beek ka konfirmuar se Ajaxi dhe Real Madridi vazhdojnë të jenë në bisedime për transferimin e mundshëm të tij në “Santiago Bernabeu”.

Pas fitores së Ajax 5-0 kundër FC Emmen, në të cilën ndeshje Van De Beek realizoi golin e parë, lojtari foli për media duke thënë se dëshiron të zgjidhet gjithçka sa më parë.

“Ende janë në bisedime (me Real Madridin). Dua të zgjidhet gjithçka sa më parë që është e mundur”, tha mesfushori.

Van De Beek pritet të zbarkojë në Madrid për shkak të dështimit të Paul Pogbas, pasi Manchester United nuk dëshiroi ta shesë, derisa përveç holandezit – raportohet se Zinedine Zidane dëshiron ta ofrojë edhe Christian Eriksenin e Tottenhamit.

loading…