Një nga lojtarët më të mire të Ajaxit këtë sezon, Donny van de Beek i ka idetë e qarta për të ardhmen.

Mesfushori i talentuar tha se nuk ka ndërmend të bëjë asnjë lëvizje për momentin, për një aventurë të re, teksa ndihet mirë me kampionët e Holandës, me të cilët ka edhe 3 vite kontratë.

Nga ana tjetër agjenti i lojtarit saktësoi se mesfushori do të largohej nga Ajaxi vetëm për një klub të madh dhe se prioriteti i tij do të jetë aspekti sportiv dhe jo financiar.

Për Van De Beek kanë shprehur interes United, City, Arsenali dhe Interi, dhe çmimi i tij është jo më pak se 50 milionë Euro.