Real Madridi udhëton në fundjavë në “Camp Nou” për t’u përballur me Barcelonën në “El Classico” me trajnerin e “Los Blancos”, Julen Lopetegui që është në presion pas rezultateve të dobëta.

Sidoqoftë, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde pret një përballje të vështirë pavarësisht se e pranon që Real Madridi vjen në këtë ndeshje pas krizës së rezultateve.

Katalanasit triumfuan 2-0 mbrëmë ndaj Interit duke u rradhitur në vendin e parë në grupin B me pikë të plota, teksa do ta përgatitin “El Classicon” me moral të lartë, ndryshe nga rivalët me të cilën do të takohen të dielën.

“Real Madridi mund të jetë edhe më i rrezikshëm. Ata do të vijnë këtu për t’u përballur si të barabartë me ne, dhe do të dëshirojnë të dëshmojnë forcën e tyre, të cilën duhet ta bëjnë pasi që kanë lojtarë të mëdhenj. Ne duhet ta harrojmë fitoren ndaj Interit, sepse unë nuk iu besoj situatave të tilla”, u shpreh Valverde.

Ylli dhe kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi do të jetë mungesa e madhe kundër Real Madridit, por Valverde mendon se skuadra u përgjigj mirë edhe në mungesë të tij.

“Ishte në kokën e secilit se si do të ishte pa Messin, por ne ia dolëm shumë mirë. Ne luajmë si skuadër por është e vërtetë se Messi ka ndikim të jashtëzakonshëm. Sa nuk është duhet ta zëvendësojmë dhe sonte me Rafinhan e kemi realizuar. Shpresojmë të kthehet sa më shpejt sepse na mungon secilit”, përfundoi Valverde.