Valverde përjashton Rakiticin nga lista e futbollistëve për ndeshjen ndaj Villarrealit

Pas humbjes në Granada, që ishte e dyta në këtë sezon për Barcelonën, trajneri Valverde ka reaguar “ashpër” ndaj futbollistëve të tij dhe sidomos ndaj kroatit Ivan Rakitic, të cilin e ka lënë jashtë të grumbulluarve për ndeshjen e nesërme ndaj Villarealit.

“Zgjedhje teknike e imja” është përgjigjur trajneri i Barcelonës, i pyetur mbi vendimin për të lënë jashtë mesfushorin nënkampion bote, që ishte titullar në Granada, por që nuk bëri një 90-minutësh të mirë, ashtu si pjesa tjetër e ekipit.

Ivan Rakitic ishte në listën e futbollistëve që duheshin larguar në merkaton e verës, por duket se tashmë raporti me trajnerin Valverde është thyer tërësisht dhe pritet të lërë “Camp Nou-n” në muajin janar.

Interi dhe Juventusi kanë shfaqur interes të vazhdueshëm për mesfushorin dhe do të provojnë ta marrin në janar nga Barcelona me një çmim të pranueshëm, duke shfrytëzuar edhe situatën e krijuar aktualisht mes Rakitic dhe Valverdes.

loading…