Trajneri i Barcelonës

Valverde mbetet pozitiv pavarësisht barazimit me Interin

Ernesto Valverde pas ndeshjes së barazuar me Interin 1-1, kishte qasje pozitive duke e quajtur paraqitjen e skuadrës së tij si të kompletuar.

Barcelona kishte dominimin e ndeshjes në pjesën më të madhe të lojës, por u nevojit inkuadrimi i talentit brazilian, Malcom në minutën e 83-të për të kaluar në avantazh katalanasit, epërsi kjo që zgjati vetëm 4 minuta, me Icardin që barazoi shifrat.

“Ne merituam më shumë por ajo që na mbetet në memorie është paraqitja e skuadrës, ishte një ndeshje e kompeltuar nga anë jonë. Ne dhamë gjithçka nga vetja për të fituar dhe tani largohemi me ndjenjën se i kemi humbur dy pikë. Por duhet të jemi pozitiv sepse e kemi arritur kualifikimin për fazën me eliminim direkt pas vetëm 4 ndeshjeve. Ishim të vetëdijshëm për kërkesat e këtij ballafaqimi, vështirësitë e daljes nga presioni i tyre, dhe e bëmë shumë mirë këtë gjë ndërsa edhe rikuperuam topa në zona të rrezikshme”, deklaroi Valverde.

Trajneri i Barcelonës tregoi se vendimi për ta lënë jashtë Lionel Messin ishte marrë për aryse që të mos rrezikohet ylli argjentinas në një ndeshje që ka intensitet të lartë.