Historike

Valverde, i pari trajner që shkarkohet nga Barcelona në 17 vjet

Ernesto Valverde u bë të hënën trajneri i parë i Barcelonës që shkarkohet që nga viti 2003, kur për herë të fundit ishte shkarkuar Louis van Gaal. Atëherë, Barcelona e Van Gaalit ishte 20 pikë prapa liderit të tabelës së La Ligës.

Me shkarkimin e Ernesto Valvedes, Josep Maria Bartomeu i jep fund një trendi që ka zgjatur 17 vjet në Barcelonë. Trajneri i fundit që u shkarkua nga Barcelona ishte Louis van Gaal, i cili e humbi postin e trajnerit në Camp Nou më 26 janar 2003.

Në atë kohë, Barcelona kishte qenë 20 pikë prapa liderit të La Ligës, Real Sociedad, dhe vetëm tri pikë larg zonës së rrezikut. Katalonasit radhiteshin në pozitën e 12-të dhe ishin eliminuar në Kupën e Mbretit nga Novelda.

Ndërsa, Valverde, i cili e fitoi titullin e kampionit të La Ligës në dy sezonet paraprake, e lë Barcelonën në krye të tabelës me 40 pikë të grumbulluara deri më tani.

Radomir Antic e kishte zëvendësuar Van Gaalin në atë kohë dhe, deri më tani, çdo trajner i Barcelonës kishte qëndruar në Camp Nou deri në fund të kontratës së tyre: Frank Rijkaard, Pep Guardiola, Martino (i sjellë në vend të Tito Vilanovas) dhe Luis Enrique.

Në vend të Valverdes tani është emërua Quique Setien, i cili ka kontratë deri më 2022. Për postin e trajnerit ishin përfolur edhe Xavi dhe Ronald Koeman, mirëpo dyshja thuhet se i refuzoi ofertat e katalonasve.