Fitorja e thellë

Valverde i lehtësuar pas paraqitjes së shkëlqyer të Lionel Messit

Lionel Messi ishte në formë të jashtëzakonshme në fitoren e mbrëmshme të Barcelonës me rezultat 0-5 në udhëtim te Levante, takim që edicionin e kaluar katalanasit e kishin humbur 5-4.

Messi realizoi 3 gola gjersa edhe asistoi në dy golat e tjerë të Luis Suarezit dhe Gerard Piques, me yllin argjentinas që ishte pushuar për ndeshjen e sezonit të kaluar ndaj Levantes në majin të këtij viti, përballje në të cilën Barcelona e kishte pësuar humbjen e parë dhe të vetme të sezonit në La Liga.

Trajneri i Barcelonës është ndarë i kënaqur me këtë fitore që ka mundur të cilësohet edhe si një hakmarrje për disfatën e stinorit të kaluar.

“Jam i lumtur sepse pësuam 5 herë herën e fundit që kemi luajtur këtu dhe ai rezultat erdhi pas një sezoni të tërë pa humbje, derisa ishte vetëm disa muaj më parë. Levante po kalon nëpër një sezon të mirë dhe e treguan këtë edhe ndaj nesh. Largohem nga këtu i kënaqur”, nënvizoi Valverde.

Performanca e Messit e ka lënë trajnerin e Barcelonës në një pozitë ku ishte e vështirë t’i gjente fjalët e duhura për ta përshkruar yllin argjentinas, i cili është lojtari i vetëm në 5 kampionatet europiane që ka arritur shifra të dyfishta sa i përket golave dhe asisteve.

“Nuk e di si ta përshkruaj atë. Nuk e di si të përgjigjem në pyetjen më të përsëritur. Messi e bën lojën tonë, shënon gola të mrekullueshëm. Ne duhet vetëm të zbavitemi me paraqitjet e tij”, përfundoi Valverde.