Valon Syla: Ministri Vitia qenka rrezitë në deti, e në Kosovë 132 vdekje për një javë

Gazetari Valon Syla, i cili njihet për thumba ndaj qeverisë aktuale, respektivisht ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, sonte ka thënë se ky i fundit duket i rrezitur.

“Te koka rrezitë mirë Mindili. 132 të vdekur e 13423 të infektuar për 1 javë, ndërsa Ministri Vitia del pas 1 jave para mediave i rrezitun në deti diku në pushime. Kjo tregon sa ka punu, e sa ka pushu… Nuk kallxon sa i ka ble vakcinat. Sa i ka në dispozicion. Edhe pse vikendeve spunohet… Me rëndësi në deti e paska marrë ngjyrën gexha”, ka shkruar Syla.

Sipas të dhënave, që prej 13 marsit 2020 e deri më 29 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 142.671 raste me koronavirus dhe 2.457 viktima.

Ndërkaq, sa i përket fushatës së vaksinimit, Kosova ka administruar 808.078 doza, ku 269.312 persona janë vaksinuar me të dy dozat.