Valon Murati komenton letrën e Trumpit drejtuar Thaçit, kemi rastin historik ta marrin Luginën e Preshevës

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka dërguar letër presidentit të Kosoves, Hashim Thaçi.

Në letrën e dërguar, Trump thotë se i qëndron në krah Kosovës dhe që dëshiron të zhvillohet edhe më shumë Kosova si shtet.

Duke sugjeruar në një marrëveshje historike e gjithëpërfshirëse, presidenti amerikan tha se do ta pres Thaçin dhe Vuçiqin në Shtëpinë e Bardh pas arritjes së marrëveshjes historike, raporton Ballkani.info.

Në anën tjetër kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati në një postim në Facebook ka komentuar letrën e Trumpit drejtuar Thaçit.

Sipas tij, Kosova ka shancin historike t’i shmanget Pakos së Ahtisaarit duke marrë në kontroll tri komunat e Luginës së Preshevës për një shtet funksional.

Postimi i plotë:

Letra e Trumpit për Thaçin, shtron rrugën për përfshirjen e thellë të SHBA-ve në procesin e dialogut. Edhe njëherë koha që t’i lëmë ngurtësitë e panevojshme, të bëhemi unik e vizionar dhe të shtrojmë për zgjidhje drejt e mirë njëherë e përgjithmonë me reciprocitet çështjen e Kosovës Lindore me atë të tri komunave në veri të Kosovës. Të shfrytëzojmë rastin historik, për të hequr kufizimet e Pakos së Ahtisaarit në Kushtetutën e Kosovës (privilegjet bllouese të pakicës serbe) dhe për ta bërë Kosovën një shtet funksional e sovran në tërë territorin e saj me standardet më të larta për të drejtat e pakicave, por jo më me privilegje bllokuese.