Valon Berisha vjen me një premtim të madh për ‘Dardanët’ para sfidës ndaj Moldavisë

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha ka ardhur më një premtim të madh para sfidës që ‘Dardanët’ do ta luajnë sonte ndaj Moldavisë.

Berisha i ka premtuar tifozëve se do të bëjnë gjithçka që munden për Kosovën.

“Sonte, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për vendin tonë, Kosovën”, ka shkruar lojtari i Reimsit në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

Kombëtarja e Kosovës e nisë sonte edicionin e dytë të Ligës së Kombeve ndaj Moldavisë, takim ky që nisë nga ora 20:45 dhe zhvillohet në ‘Ennio Tardini’ në Parma të Italisë.

Përballja do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë ‘Covid-19’, dhe në teren neutral për shkak se moldavët nuk e njohin shtetësinë e vendit tonë.