Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha sot gjatë ditës ka vizituar klubin e Llapit nga Superliga.

Llapi është duke u përgatitur për ndeshjet e garave evropiane.

Sot futbollisti kosovar ishte i pranishëm në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe u takua me trajnerin, Tahir Batatina.

Berisha i cili luan në LASK Linz në Bundesliga të Austrisë mori një dhuratë nga Llapi, një fanellë me numrin 88-të. /Ballkani.info