Valon Berisha në formacion me Ronaldon dhe De Bruyne

Valon Berisha është vlerësuar pas dy golave për Kosovën ndaj Anglisë.

Berisha është përfshirë në formacionin më të mirë të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020 nga “One Football”.

Ylli i Kosovës është vlerësuar pas dy golave në humbjen 5-3 nga Anglia në stadiumin “St Mary’s” në Southampton,

Së bashku me Berishën në formacionin e më të mirëve kanë zënë vend edhe yjet si Cristiano Ronaldo e Kevin de Bruyne.

Ky është formacioni i javës i përzgjedhur nga “One Football”.

loading…