Valon Berisha mendon se dueli me Gjeorgjinë ka rëndësi të madhe

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, mendon se rëndësi të madhe ka ndeshja e parë ndaj Gjeorgjisë.

Sipas tij, rezultati pozitiv në atë takim, do të shërbente edhe për dy duelet e radhës.

“Loja e parë është më e rëndësishmja për ta filluar mirë, kundër një shteti që është i mirë dhe ka shkuar deri në fund për tu kualifikuar në Kampionatin Evropian. Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi që do të jemi si mysafir. Nëse e nisim mirë ndaj Gjeorgjisë, besoj që mund ta marrim një energji të mirë dhe një besueshmëri në ekip për të parë se jemi duke shkuar në drejtim të mirë. Pastaj, na presin dy ndeshje më të vështira se sa me Gjeorgjinë, me Greqinë dhe me Spanjën. Por do të jemi në shtëpi ku e ndiem vetën mirë në stadiumin tonë, kështu që loja e parë është e rëndësishme për ta marr ritmin dhe për ta krijuar atmosferën sepse moti nuk kemi parë”, tha Berisha.

Ai shtoi skuadra do ta ketë edhe një stërvitje të rëndësishme para ndeshjes kundër Gjeorgjisë.

“I kemi shfrytëzuar dy ditë këtu për tu përgatitur. E kemi edhe një stërvitje në Gjeorgji që është shumë e rëndësishme. Atje do ta testojmë edhe fushën. Djemtë janë në formë të mirë dhe ma merr menja që jemi përgatitur shumë mirë”, u shpreh Berisha.

Përfaqësuesja e Kosovës do të niset drejt Batumit të mërkurën në mëngjes. Ndërkaq të enjten prej orës 18:00 Kosova e luan ndeshjen kundër Gjeorgjisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.