Valon Berisha me asistim vendimtar te Fortuna

Werder Bremeni është thuajse në kategorinë e dytë gjermane. Skuadra e Milot Rashicës të shtunën pësoi 3:1 nga Mainzi, në kuadër të xhiros së parafundit (33) të Bundesligës.

Werderi është i parafundit (17) me 28 pikë. Kjo pozitë në fund dërgon në kategorinë e dytë gjermane. Fortuna Dusseldorf është në vend të 16-të me 30 pikë. Pozita e 16-të dërgon në plejaut. Fortunas në xhiron e fundit i mjafton barazimi për të mbajtur vendin e 16-të.

Milot Rashica nuk është aktivizuar fare në ndeshjen ndaj Mainzit.

Ndërkohë Valon Berisha ka asistuar në golin e vetëm të Fortunas në barazimin 1:1 me Augsburgun. Ai asistoi në minutën e 26-të për Rouwen Hennings. Goli i shënuar pas asistimit të Berishës mund të jetë vendimtar për Fortunan në fund.