Valon Berisha e Arbër Zeneli mungojnë në ndeshjen e sotme të Reims

Valon Berisha dhe Arbër Zeneli do të mungojnë në ndeshjen e sotme të Reims.

Kjo për shkak se ata janë të lënduar, andaj edhe nuk do të mund ta ndihmojnë ekipin.

Reims, do të luajë ndaj Lorient me fillim nga ora 17:00, por që do të paraqitet pa dyshen kosovare.

Zeneli e Berisha u kritikuan panevojë nga tifozët kosovarë pas largimit në fund të ndeshjes me Slloveninë, teksa siç edhe mësohet tani, ata këtë e kanë bërë për shkak të lëndimit.

Mbetet të shihet se kur do të rikthehen.