Valon Berisha debuton me gol në Europa Ligë për Reims VIDEO

Valon Berisha ka shënuar gol në minutën e 4 të ndeshjes kundër Servette.

Ishte një kundërsulm i skuadrës franceze ku më se miri në zonën e 16 metërshit u gjet Berisha për të shënuar golin e parë prej që u transferua në Reims.

Ky ishte edhe startimi i parë për Berishën me skuadrën e Reims, pasi që mesfushori ofenzivë kosovar nuk ka startuar në asnjë ndeshje deri me tani për skuadrën franceze.

Ky është startimi i parë për të dhe ai shënon që në minutën e katër.