Valmir Matoshi ka folur për kamerat e FFK-së për herë të parë si futbollist i Kosovës.
Matoshi u shpreh shumë i lumtur që është pjesë e fanellës “Dardane”.
“Ndjenjë shumë e mirë, ndjenjë që s’e kam përjetu ende. Djelmoshat janë shumë të mirë, stafi shumë i mirë. Flasim me njëri tjetrin. Më duket sikur jam që një kohë të gjatë këtu. Po ndihem shumë mirë.
“Të gjitha ndeshjet i kam shikuar. Ishim afër në kualifikime. Do jap maksimumin”, u shpreh Matoshi
Kujtojmë që Matoshi këtë sezon është shpallur kampion i Zvicrës me fanellën e FC Thun.







