Valencia kërkon 70 milionë për Guedesin

Sulmuesi portugez, Gonçalo Guedes, mund të largohet nga Valencia gjatë kësaj vere, por vetëm për një dëmshpërblim prej 70 milionë eurosh.

Klubi nga La Liga ia ka caktuar Guedesit çmimin pas interesimit të madh nga ekipet e Premier Leagues, ka njoftuar të martën e përditshmja “AS”, transmeton Koha Ditore.

Mësohet se interesim për Guedesin kanë treguar ekipet si Everton, Wolverhampton e Newcastle.

22-vjeçari shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Kombeve për Portugalinë, që mposhti Holandën (1:0).

Ai edicionin e fundit ka shënuar tetë gola për Valencian, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2022. Guedes ka bërë karrierë edhe te PSG-ja e Benfica.