Vajzën ja vrau ish burri në Greqi, rrëqeth nëna e shqiptares: S’e shihja prej 12 vitesh!

Ngjarja e rëndë e vrasjes së 28-vjeçares Anxhelina në Greqi nga babai i saj, në familjen e nënës që jeton në Berat, është mësuar vetëm nëpërmjet mediave.

Menjëherë pas lajmit të kobshëm, nëna e vajzës, Xhezmije Hoxhallari ka hapur dyert e mortit në banesën e saj të rrënuar në lagjen “Donika Kastrioti”, ku ajo jeton me bashkëshortin dhe vajzën e tij 18-vjeçe, Klean, të cilën e ka gjetur 1-vjeçe dhe e ka rritur vetë, duke mos e ndarë asnjëherë nga vajza e saj, Angjelina.

Xhezmija tregon mes lotëve se, ka 12 vite që nuk e shikon vajzën me sy,pasi në moshën 16-vjeçare vajza u largua në Greqi për të jetuar me të atin, Aleko Petron. Largimi i saj në Greqi-sipas nënës Xhezmije ishte bërë për një jetë më të mirë për vajzën, me pëlqimin e të dy prindërve. Por Xhezmija tregon se, prej 12-vjetësh ish-bashkëshorti i saj nuk e linte ta takonte dhe ajo fliste shumë rrallë me vajzën e saj.

Vajza më shumë fliste me të motrën, Klean,që edhe pse ishte vajza e burrit me të cilin u martua nëna pas ndarjes me Alekon, Angjelina e kishte rritur vete.

BalkanWeb ka siguruar edhe mesazhin e fundit që i ka dërguar Angjelina familjes së saj në Berat. Ajo ka shkëmbyer mesazhe me Klean, motrën e saj, dy ditë më parë në “Messanger” teksa  Angjelina uronte nënën dhe familjen e saj për Vitin e Ri.

Nëna e vajzës,Xhezmije Hoxhallari pohon se nuk ka qënë në dijeni se vajza e saj kishte një lidhje dashurie. Ajo tregon se, ish-bashkëshorti i saj ishte i dhunshëm dhe mjaft xheloz dhe kjo ka qenë edhe arsyeja e ndarjes së tyre.

Nëna e vajzës i bën apel shtetit për kthimin e kufomës së saj pranë familjes në Berat dhe kërkon nga drejtësia greke dënimin më të rëndë për këtë baba kriminel.

Duke folur për mbesën e tij dhe për lidhjen e motrës me Alekon kur ishin ende të martuar, edhe daja e vajzës, Novruz Stoçeni kërkon ardhjen e kufomës së mbesë në shtëpinë ku u lind dhe u rrit dhe dënimin maksimal për babain e saj vrasës.