Vajza kosovare tregon si u ngacmua seksualisht nga taksisti derisa ishte duke udhëtuar

Një shofer taksie në Drenas po dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht një femër.

Rasti është raportuar para tri ditësh në Polici.

“Ankuesja femër kosovare me 04.01.2022, ka raportuar se, me datën e cekur një person i dyshuar – shofer taksie, derisa ishte duke udhëtuar në veturën e tij, e ka ngacmuar seksualisht”, thuhet në raportin e Policisë.

Viktima deklaron se nuk e di saktë lokacionin se ku ka ndodhur dhe nuk e njeh të dyshuarin, po ashtu tek e njëjta sipas policisë vërehet se ka pengesa të zhvillimit mendor.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin