Vajza e Jakup Krasniqit me mesazh prekës për babain që gjendet në Hagë: 6 muaj liri e mohuar pa të drejtë

Sot janë bërë 6 muaj që nga arrestimi nga Gjykata Speciale i ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.

Ndërsa, vajza e tij, Gresa Krasniqi përmes një postimi në “Facebook” thotë se 6 muaj po i duken si 600 vjet pa babain afër.

”Sot bëhen 6 muaj prej atij mëngjesi të frikshëm e të dhimbshëm, të ftoft dhe urryes. 6 muaj e më duken si 600 vjet. Po, 100 vjet duket muaji kur larg e mbrapa grilave të mban padrejtësia dhe ligësia. 6 muaj, ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë. 6 muaj liri e mohuar pa te drejt”, ka shkruar Gresa.