Vajza e Jackie Chan dëbohet nga hoteli, nuk kishte 3,50 dollarë të paguajë faturën

Vajza e aktorit Jackie Chan ishte në qendër të skandalit pasi ajo u dëbua nga hoteli me një vajzë tjetër, pasi nuk kishte para të mjaftueshme për të paguar faturën.

Etta Ng dhe partnerja e saj 12-vjet më e vjetër, morën me qira një dhomë hoteli që ato nuk mund të paguanin në fund, dhe lanë një rrëmujë të madhe pas tyre.

Etta dhe Andy qëndruan në hotel për pesë net, dhe dolën vetëm për ushqim. Pastruesit kishin nevojë për një kohë të gjatë për të pastruar rrëmujën që kishin lënë pas, dhe për të paguar llogarinë iu mungonin vetëm 3.50 dollarë.

Të dy ato thanë përmes Instagram se ishin abuzuar si fëmijë dhe se kurrë nuk kishin pasur dashurinë e prindërve. Në fillim të këtij viti shpërthyen spekulime se të dyja ato ishin të pastrehë dhe flenë nën ura, pasi prindërit nuk i mbështesin