Vajza e Enver Malokut publikon dy fotografi të rralla në 21-vjetorin e rënies heroike të Adem Jasharit

Vajza e Enver Malokut, tashmë deputete në Kuvendin e Kosovës, Doruntinë Maloku në 21-vjetorin e rënies heroike të komandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari, ka shpërndarë disa fotografi të rralla.

Ajo në rrjetin social Facebook, ka publikuar dy fotografi të ekipit të LDK-së, që kishin vizituar Prekazin pas masakrës së familjes Jashari, ato imazhe të viktimave ishin prezantuar në një konferencë të jashtëzakonshme nga Enver Maloku.

Deputetja ka shkruar se prezantimi i atyre fotografive ishin fillimi i fundi të regjimit serb.