Vajza 3-vjeçare e Kylie-it ka një zyrë të vetën dhe së shpejti një ‘markë sekrete’

Nga lajme që mund t’i dëgjojmë vetëm prej klanit Kardashian-Jenner: Vajza 3-vjeçare e Kylie Jenner, Stormi jo vetëm që ka një zyrë të sajën tek kompania e mamit, por po “punon” për një markë të sajën!

Stormi, vajza 3-vjeçare e Kylie-it ka një zyrë të

Besojeni ose jo, ishte vetë Kylie që e pohoi teksa fliste për rritjen e Kylie Cosmetics dhe projektet e reja. Gjuatë videos, çfarë tërhoqi më shumë vëmendje ishte Stormi e ulur në “zyrën e mbledhjeve” dhe mbi të gjitha lejonte kamerat ta filmonin. 

Stormi, vajza 3-vjeçare e Kylie-it ka një zyrë të

“Ajo ka zyrën e saj ku përfundon gjithë punët. Në fakt, edhe ajo do të lançojë shumë shpejt një markë sekrete për momentin. Kemi kohë që punojmë për këtë, por vetëm tani jemi drejt përfundimit.”- u shpreh shumë seriozisht Jenner, duke shtuar se Stormi është e destinuar të ndjekë hapat e saj pasi është ngado e rrethuar prej grave të forta.

Stormi, vajza 3-vjeçare e Kylie-it ka një zyrë të

“Mendoj që ne jemi produkt i atyre me të cilët e rrethojmë veten. Motrat dhe nëna ime kanë qenë ndikim i madh për mua dhe kanë formuar atë që jam un sot. Edhe Stormi ka praninë e grave dhe burrave të fortë në jetën e saj.”

Thënë kjo, që tani punonjësit e kompanisë e kanë të qartë që brenda një kohë fare të shkurtër, do të punojnë për Stormi-in.

Sigurisht, çfarë i bën kureshtarë njerëzit është lloji i biznesit të Stormit. Ç’mund të bëjë një 3-vjeçare? Patjetër diçka që lidhet me llojin e biznesit të mamit, përshtatur për beba.