Vaj i kontrabanduar nga Irani në Kosovë, Dogana jep detajet

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë në Prishtinë.

Dogana ka njoftuar se kanë arritur ta identifikojnë automjetin që ishte duke transportuar 450 Litra Vaj Hidraulik me origjinë nga Irani e që është kontrabanduar në Kosovë.

“Në regjionin e Prishtinës, njësitet e Doganës kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet transportues të dyshimtë i cili ishte duke transportuar 450 Litra Vaj Hidraulik me origjinë nga Irani e që është kontrabanduar në Kosovë”, thuhet në njoftim.