Në Norvegji

Ushtrimi që tregon fuqinë e NATO-s: 50 mijë ushtarë, miliona shujta, 4.6 milionë shishe uji…

Në ushtrimin më të madh ushtarak të NATO-s që nga koha e Luftës së Ftohtë në Norvegji, do të angazhohen 50.000 ushtarë, 10.000 tanke, dhe qindra anija dhe aeroplanë.

Pjesa përgatitore e ushtrimit fillon në mesin e javës së ardhshme.

Ushtrimi do të përfaqësojë sfidë të madhe logjistike për shtetin nikoqir i cili duhet të sigurojë 1.8 milionë shujta dhe 4.6 milionë shishe uji, si dhe të kujdeset për 660 tonë mbeturina.

Përveç kësaj, Norvegjia për nevojat e ushtrimit duhet të vë në dispozicion hapësirë të madhe të tokës punues në këtë vend, transmeton Ballkani.info.

Gazeta kroate “Vecernji List” thekson se ky ushtrim “teston planet e NATO-s në zhvillimin e saj pas ankesimit rus të Krimesë në vitin 2014, e cila i ka përkeqësuar raportet ndërmjet aleatëve perëndimor dhe Moskës”, pasi që në të do të jetë “përgjigjja eventuale nëse sulmohet Aleanca”.

Aty theksohet se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në takimin e ministrave të Mbrojtjes të Aleancës këtë muaj ka thënë se ky ushtrim është në pajtim me kërkesat e sigurisë të vendeve që e rrethojnë NATO-n, por që Aleanca megjithatë këtë ushtrim nuk po e bën si përgjigje për asnjë vend.

“Aty do të ndodhin, siç e din edhe Rusia, ushtrime mbrojtëse”, ka thënë në anën tjetër, ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis. /Ballkani.info/