Ushtria ukrainase thotë se rusët po shkatërrojë ura për t’ia ndalë hovin kundërofensivës së saj

Për herë të parë, ushtria ukrainase ka thënë se forcat ruse kanë filluar të hedhin në erë ura për të ngadalësuar një kundërofensivë ukrainase në verilindje.

Në përditësimin e tij të fundit operacional, Shtabi i Përgjithshëm tha të shtunën se në zonën e Tsyrkuny dhe Rusky Tyshky në lindje të Kharkiv, “pushtuesit hodhën në erë tri ura për të ngadalësuar veprimet kundërsulmuese të forcave të mbrojtjes”.

CNN, që raportoi lajmin, tha se nuk ka mundur ta verifikojë këtë.

Në dy javët e fundit, trupat ukrainase kanë rimarrë një sërë fshatrash në veri dhe lindje të Kharkivit, duke e bërë më të vështirë për rusët përdorimin e artilerisë kundër qytetit, si dhe duke kërcënuar se do të ndalojnë linjat ruse të furnizimit për forcat që luftojnë në Donetsk dhe Luhansk.