Ushtria izrarelite publikon videon: Kështu u tërhoqëm nga sulmi, tek caku kishte fëmijë

Ushtria izraelite gjatë ditës së sotme është tërhequr nga një plan sulmi në njërën nga pikat që po kontrollohet nga organizata terroriste Hamas për arsye se dyshonin se afër cakut ka fëmijë dhe civilë.

Në një video të postuar në Twitter nga faqja zyrtare e Forcave Mbrojtëse së Izraelit thuhet se nuk është e lehtë të luftohet një organizatë terroriste që operon brenda zonave civile.

Video tregon të përkthyer në gjuhën angleze momentin e tërheqjes nga plani për sulm të forcave izraelite.

“Ne dyshojmë që ka fëmijë këtu dhe në nuk do të vazhdojmë pas mundësisë që të ketë fëmijë këtu”, thotë njëri prej tyre.