Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), kanë publikuar pamjet më të reja të filmuara pas operacionit tokësor në Rripin e Gazës.
“Derisa Hamasi po pengon largimin e civilëve në pjesën jugore të Rripit të Gazës, militantët po fshihen brenda rrjetit të tuneleve nëntokësore”, thuhet në postimin e IDF-së në platformën X.
Në kuadër të këtij operacioni izraelitët kanë publikuar pamjet e hyrjeve në tunele ku ka ndërhyrë IDF-ja.
“Trupat e IDF-së kanë zbuluar shumë pika hyrëse gjatë aktiviteteve operative në veri të Rripit të Gazës”, thuhet ndër tjera në postim.
While Hamas obstructs their civilians from getting to safety in southern Gaza, Hamas hides within their intricate network of terror tunnels.
— Israel Defense Forces (@IDF) November 5, 2023
IDF troops uncovered multiple access points during operational activity in Northern Gaza. pic.twitter.com/vovapYD4Xn
Në anën tjetër edhe sot kanë vazhduar sulmet ajrore, tokësore dhe nga deti nga ana e ushtrisë izraelite, duke pranuar se kanë goditur mijëra objektiva të Hamasit.







