IDF

Ushtria izraelite konfirmon nisjen e sulmit të Iranit ndaj Izraelit, thotë IAF po gjurmon dronët e lëshuar nga Teherani

Zëdhënësi i IDF-it (ushtrisë izraelite) Adm. Daniel Hagari në një deklaratë për media konfirmon se dhjetëra dronë të nisur nga Irani po shkojnë drejt Izraelit.

Ai thotë se Forcat Ajrore izraelite po gjurmojnë dronët, ndërsa theksoi se do të duhen disa orë për të arritur në vend, transmeton Ballkani.info.

Hagari thotë se do të ketë ndërprerje të GPS pasi ushtria punon për të kapur dronët.

Nëse ka ndonjë sulm shtesë, që kërkon një paralajmërim të veçantë, Hagari thotë se IDF do të përditësojë publikun.

Sirenat do të bien vetëm nëse dronët hyjnë në hapësirën ajrore izraelite, në vendet përkatëse, thotë Hagari. Ai thotë se IDF do të punojë për të kapur objektivat sa më shpejt që të jetë e mundur.

Channel 12 thotë se SHBA ishte e para që identifikoi nisjen dhe njoftoi menjëherë Izraelin.