Ushtria e Kosovës furnizohet me snajperë me standarte europiane

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në një intervistë për media ka treguar se sa është e armatosur Ushtria e Kosovës.

Ai ka thënë që pjestarët e FSK-së, për momentin janë të armatosur me armë të standarteve europiane.

Ndërsa, ka shtuar që këtyre ditëve të fundit janë pajisur edhe me snajperë të teknologjisë së fundit.

“Jemi në kontraktim edhe të armatimit të rëndë që do të pajisemi këtë vit, ndërsa jemi në bisedime edhe për sigurime të armëve kundër fluturakeve të aviacionit ushtarak”, ka përfunduar Mehaj.