Ushtari i UÇK-së i cili ka kryer mbi 70 aksione në Drenicë thotë së familja Jashari është tradhëtuar

Veterani i luftës, Hasan Began Haliti i cili ka kryer mbi 70 aksione kundër forcave serbe gjatë luftës së fundit, ka dalë në përkrahje të kryetarit në detyrë të Skënderajt Bekim Jashari.

Halitii pasi flet për kontributin dhe sakrificën e kësaj familje, permend tradhëtinë që kësaj familje, sipas tij, i është bërë gjatë luftës.

Ai shprehet i zhgënjyer pë rata që kanë përfituar poste të larta në krahë të dëshmorëve e veteranëve të luftës.

Postimi i plotë:

Respekt për Familjen Jashari janë një familje legjendare të cilët kontribuan shumë për lirinë e Kosovës po ashtu edhe unë jam një kontribues i atdheut atëherë dëshmohet që jeni tradhtuar edhe tash jam përkrahës i juaj tërë jetën jo prifiter si disa të tjerë në krahë të familjes Jashari po ashtu edhe unë jam i tradhtuar me dhjetra herë nga krahu i luftës ku i kam kryer 70 aksione kundër forcave serbe gjatë luftës prandaj jam i zhgënjyer për ata që tani janë në poste të larta dhe që kanë përfituar në krahë të gjakut të derdhur të dëshmorëve ivalidëve dhe veteranëve të vertetë.