“Ushtari i lirisë u dënua 26 vjet, komandanti serb i Korpusit të Prishtinës nën urdhëratë e të cilit u vranë 6 mijë e 200 shqiptarë vetëm 14 vjet”

Dënimi prej 26 vjetësh burgim për ish-komandantin e UÇK-së, Sali Mustafa ka ngjallur reagime të ashpra në Kosovë.

Pas dënimit të tij ka reaguar edhe gazetari Uran Haxha. Ai ka kujtuar se Vlladimir Lazareviq, ish-komandant i Korpusit të Prishtinës dhe Armatës së Tretë të Ushtrisë së Jugosllavisë, në zonën e përgjegjësisë së Vladimir Lazareviqit, të Korpusit të Prishtinës, me të cilin ka komanduar ai nga data 24 mars deri me 10 qershor të vitit 1999, janë vrarë rreth 6 mijë e 200 civilë u dënua vetëm 14 vjet burg.

“Ai u dënua me 14 vjet burg nga Tribunali i Hagës, teksa pas kryerjes se 2/3 të dënimit u kthye në qytetin e Nishit. Pritja e tij ishte e organizuar me ceremoni ushtarake/shtetërore dhe pas pak kohe u angazhua në Akademinë Ushtarake të Serbisë. Por sikur mos të mjaftonte me kaq mirënjohja sepse ai ka qenë kriminel lufte, ai u dekorua edhe si qytetar nderi i komunës së Pantelejit, pranë Nishit. E sot, Salih Mustafa, ushtar i lirisë u dënua me 26 vjet burg. Pa koment!”, ka shkruara Haxha.