Ushtari amerikan i KFOR-it-Simiqit: Shoh njerëz me maska që bëjnë lëvizje të dyshimta

Një ushtar amerikan që është pjesë e trupave të KFOR-it, është filmuar duke ua bërë me dije protestuesve serbë se ka parë persona me sprej dhe me maska në kokë, që bëjnë lëvizje të dyshimta.

Ai këto komente i bëri para mediave, kurse zyrtarët serb në veri mundoheshin të arsyetoheshin për maskat që i bartnin, transmeton Telegrafi.

Sipas Igor Simiq nga Lista Serbe, protestuesit mbanin maska me qëllim që të mos mund të identifikoheshin nga policia dhe frika se do të përfundojnë prapa grilave.

Kujtojmë që sot në veri të Mitrovicës ka pasur përleshje mes forcave të KFOR-it dhe protestuesve serbë, që assesi t’ju bindeshin urdhrave të ushtrisë që ta lirojnë rrugën për qarkullim.

Madje ata këmbëngulnin ta mbanin të mbyllur me qëllim që të mos kalojnë veturat e policisë serbe.

Në anën tjetër, pas ndërhyrjes së KFOR-it, protestuesit serbë hodhën shishe xhami, gurë e shok bomba në drejtim të ushtarëve të NATO-s.