FSK

​Ushtarët e rinj krenarë për detyrën që kanë zgjedhur, familjarët me lot gëzimi

Gjatë ditës së sotme, Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i janë shtuar 325 rekrutë të rinj, për të cilën janë betuar në mbrojtje të atdheut. Me këtë rast, ushtarët e rijnë u shprehën mjaftë të lumtur për përfundimin e trajnimit dhe se nga sot ata do t’i shërbejnë atdheut, derisa edhe për familjarët nuk munguan as lotët e krenarisë dhe gëzimi në familje.

Ushtari i cili diplomoi sot, Sali Morina, u shpreh krenar për detyrën të cilën e ka zgjedhur. Ai tha se i është plotësuar dëshira të cilën e ka pasur.

“Gjatëve trajnimit kemi kaluar shumë, po ndihem i privilegjuar, sepse jam në shërbim të atdheut, na ka nderu edhe familja jonë, po ndihem shumë i lumtur dhe shumë nderuar , ëndrra e ime më e madhe është për t’i shërbyer atdheut, dhe me qenë afër atdheut dhe familjeve dhe njerëzve që më duan, sigurisht që po se Kosova zakonisht e ka pas këtë traditë deri në frymën e fundit”, tha Morina.

Ndërkaq, familjari, Hasan Istogu, djali i të cilit sot është bërë ushtar, tha se familja e tij do të vazhdojë të përcjell traditën e ushtrisë.

“Po ndihemi shumë krenarë që djalin e kam ushtar, që ka dhënë kontributin në ushtri , i përbetuar, çdo herë ka pasur dëshirë dhe e arriti ëndrrën e tij për t’i kontribuar vendit, si çdo shqiptarë që ka kontribuar. Ky është tash prej djemve i pari dhe ne që kemi qenë pjesë e luftës më herët, normalisht si zakonisht qysh e kemi pasur traditat çdo herë do t’i përcjellim, kemi përcjell dhe do t’i përcjellim” tha Istogu.

Po ashtu, Riad Sogojeva tha se sot ka diplomuar vëllai dhe kushëriri i tij.

“Shumë krenar, ishte kënaqësi shumë, është një ndjenjë e papërshkrueshme, për qeto moment e pak fjalë për me përshkruar, jemi shumë të kënaqur për vëllain dhe kushëririn. Më herët e kemi pasur, babën e kam veteran, i kemi që kanë qenë në UÇK, por në FSK qetash vëllain dhe kushëririn i kemi, ishalla more Zot sa më shumë ma mirë” tha Sogojeva.

Edhe Zarife Mula tha se sot është bërë ushtar djali i saj dhe ndihet shumë krenare. Ajo tha se edhe nipat dhe mbesat e saj do të bëhen ushtarë.

“Djali im, shumë krenar, djali ka diplomuar ndihem shumë krenare. Kemi pas ushtarë edhe para tij dhe krenohem me ata ushtarë që i kemi pasur, normal shpresoj nipa e mbesa ushtarë”, shtoi Mula.

325 pjesëtarë të rinj të kësaj force janë betuar për shërbim në këtë institucion, numër ky më i larti që ka diplomuar ndonjëherë në ushtri.

VIDEO BONUS: Regjimenti shqiptar dhe Regjimenti i Këmbësorisë së FSK përfunduan stërvitjen