Ushtaret e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) përfunduan me sukses trajnimin tre mujor për Operacione Paqeruajtëse, i cili është mbajtur në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Kosova ishte pjesëmarrëse në mesin e 15 shteteve tjera, me të cilët pjesëtaret e FSK-së patën mundësi të ndajnë përvoja dhe të përfundojnë me sukses trajnimin.

“Ushtaret tona me sukses kanë përfunduar trajnimin tre mujor për Operacione Paqeruajtëse, i cili është mbajtur në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Trajnimet e tilla për misione paqeruajtëse do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke aftësuar kështu edhe gjenerata të tjera të ushtarakve tona”, ka deklaruar Mehaj.

Shefi i dikasterit të Mbrojtjes ka thënë se po synojnë thellimin e bashkëpunimit me EBA në fushën e sigurisë.