Gjykata e Krasnodarit në Rusi, nën akuzën për aktivitete spiunazhi në dëm të Rusisë, ka dënuar togerin rezervë, Andrei Pikula, me tetë vite burg dhe me heqjen e gradës ushtarake.
Pikula ishte akuzuar sipas Nenin 275 të Kodit Penal të Rusisë, nen i cili parasheh veprat që ndërlidhen me Spiunazh, mbledhje dhe transferim të informacioneve që përbëjnë sekret shtetëror.
Pikula thuhet se ishte rekrutuar në vitin 2018 nga Shërbimi inteligjent ukrainas dhe kishte marr detyra që të siguronte të dhëna inteligjente për pajisjet ushtarake të vendosura në Bazat ushtarake ruse buzë kufirit me Ukrainën.
Gjatë seancës gjyqësore, Andrei Pikula e kishte pranuar fajësinë çka ishte vlerësuar si rrethanë lehtësuese dhe kishte quar në dënim me të butë, pasi që vepra e tradhtisë në Rusi dënohet nga 12 vite e më lart.







