Futbollisti kosovar i Reimsit, Arbër Zeneli feston sot ditëlindjen e tij të 25.
Në ditë e tij të veçantë nuk ka munguar as urimi i të fejuarës Majlinda Hoda.

“Urime ditëlindjen shpirt, lumturi dhe gjitha të mirat e kësaj bote. I bëfsh 100 vjet pran të dashurve të tu. Të dua pa fund jetë”, ka shkruar ajo sipër një fotografie me futbollistin.
Kujtojmë që ditëlindja e futbollistit të famshëm vjen në një javë speciale për të pasi ai këtë javë pritet rikthehet në fushë pas shumë muajsh mungese për shkak të lëndimit./Indeksonline/








