“Urime”, Kurti shkruan për zgjedhjet në VV: Janë demokratike, le të bëhemi më të mirë se vetja

Kryeministri Albin Kurti ka bërë një postim pasi votoi në zgjedhjet e brendshme të LVV-së.

Ai ka shkruar se viti 2022 është vit i zgjedhjeve, duke theksuar përsëri se zgjedhjet në LVV janë demokratike.

Postimi i plotë i Kurtit, pa ndërhyrje:

Viti 2022 është vit i zgjedhjeve. Le të bëhemi më të mirë se vetja. Gratë votojnë për gratë, të rinjtë votojnë për rininë, të gjithë votojmë për VETËVENDOSJE!-n. Përcaktohemi për udhëheqje progresiste për katër vjetët e ardhshme: përveçse për kryetar të LVV, kësaj radhe edhe për kryetare të GVV e kryetar të RVV. Gjithandej Kosovës dhe në mërgatë, në gjithsej 43 qendra, sot mbahen zgjedhje të brendshme demokratike në Lëvizjen tonë të gjerë. I ftoj të gjitha anëtaret dhe anëtarët të votojnë. Urime!