Urime Kosovë: Në mes të krizës energjetike e pandemike, regjistrohet si parti lista “Guxo”

Skenës politike në Kosovë po i shtohet një parti e re. Lista “Guxo” do të regjistrohet gjatë muajit të ardhshëm si parti politike.

Kjo është konfirmuar nga anëtari i saj, Haxhi Avdyli, i cili ka thënë se “Guxo” do të jetë parti me orientim të djathtë.

“Do të jetë një parti e re, një parti me orientim të djathtë. Një parti e cila do t’i jep një lloj dinamike skenës së re politike. Kosova ka nevojë për një parti si lista ‘Guxo’”, ka thënë ai në Rtv 21.

Regjistrimi i listës “Guxo” vjen në një kohë kur vendi po përballet me krizën energjetike, si dhe me përhapje të rasteve anti-Covid.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga LVV-ja, me të cilën lista “Guxo” ka garuar në një listë gjatë zgjedhjeve të shkurtit, nuk i ka përballuar mirë asnjërën nga këto dy situata.