Uran Ismaili bashkë me vrapues e çiklista bujnë në Gërmi me tenda, flasin për Prishtinën e gjelbër (Video)

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar fushatën e tij të veçantë, duke bujtur nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit. Këtë herë, rrugës C, Ismaili ka realizuar një episod ndryshe, ku bashkë me vrapues, çiklista e dashamirë të natyrës kanë bujtur në Gërmi me tenda.

Ismaili dhe miqtë e tij kanë folur për nevojën e ruajtjes së hapësirave të gjelbërta në Prishtinë, shtimin e tyre, ruajtjen e Gërmisë dhe nevojës për bashkëpunim më të madh në mes të kryetarit të qytetarëve.

Në fund të kësaj episode, në Gërmi është rregulluar fusha e basketbollit dhe është vendosur një ulëse me zemër në pikën më të lartë të shtegut të Gërmisë.