Universiteti në Moskë ku ka studiuar shefi i BE-së në Kosovë njihet si “çerdhe” ku inteligjenca ruse rekruton studentët

Tomáš Szunyog, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë para pak ditësh u bë një dorë mbështetëse e mediave serbe. Ai tha se në Kosovë janë shtuar incidentet ndër-etnike.

Kurse sot, disa ditë pas kësaj deklarate i njëjti ambasador u mundua që të kamuflohet në arsyetimin e fjalëve që Serbia i shfrytëzoi në maksimum, për ta luajtur viktimën para BE-së dhe botës pa thënë asgjë, ambasadori fajin për rritjen e dhunës tha se e ka fukarallëku dhe pandemia. 

Një deklaratë e para dy ditëve e ambasadorit të BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog, detyroi edhe presidenten e Kosovës Vjosa Osmani të reagojë.

Szunyog pas një vizite që pati në një fshat me shumicë serbe në Vushtrri, pa u bazuar në asnjë fakt, tha se janë shtuar incidentet ndër-etnike.

Por kush është në të vërtetë Tomáš Szunyog? Shefi i BE-së në Kosovë është çek, ai nga viti 1985 deri në vitin 1990 e ka kryer magjistraturën në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Moskë.

Sipas biografisë së tij, në pjesën e kualifikimeve akademike, shkruan se ka studiuar në Institutin e Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Mirëpo, duke hulumtuar për çekun që drejton misionin e BE-së në Kosovë, del se Instituti në të cilin ka studiuar Szunyog nuk është aq i lavdërueshëm.

Sipas gazetës së pavarur ruse “The Moscow Times”, në Institutin moskovit ku ka studiuar Szunyog, inteligjenca ruse aktivisht rekruton studentët. /Ballkani.info/