Universiteti i Pitsburgut i bën publicitet kandidaturës së Vjosa Osmanit për Kryeministre

Nominimi për kryeministre nga radhët e LDK-së, e ka shtyrë Universitetin e Pitsburgut që t’i bëjë publicitet ish-studentes së tyre, Vjosa Osmanit. Në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të këtij universiteti, i është bërë një profil Osmanit, për aktivitetin e saj dhe punët që ka bërë sa ka qenë pjesë e këtij universiteti.

“Universiteti i Pitsburgut në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku i ka kryer studimet e magjistraturës dhe doktoratën, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur dhe përkrahur kandidaturën e saj për kryeministre të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)” thuhet në njoftimin e Universitetit.

Ky Universitet ka treguar se Vjosa Osmani ka përfunduar studimet në nivelin master dhe doktoratë në këtë institucion, madje duke u angazhuar edhe si ligjëruese e jashtme.

“Përmes një deklarate për medie ky universitet ka thënë se “Dr.Vjosa Osmani ka përfunduar studimet e magjistraturës LL.M. dhe ato të doktoratës S.J.D. me nderime të larta dhe më pas është angazhuar si ligjëruese e jashtme” në këtë universitet” thuhet në njoftim.

Osmani vlerësohet si gjithashtu edhe për rolin e saj për trajnimin e ekipit të Universitetit të Prishtinës në garën gjyqësore në të drejtën ndërkombëtare dhe për arritjet e saja në sfera të ndryshme.

““Për më shumë se 15 vjet, znj. Osmani ka trajnuar ekipin e Universitetit të Prishtinës në garën gjyqësore në të drejtën ndërkombëtare tregtare dhe arbitrazhin – VIS. Në vitin 2018, asaj iu dha çmimi Sheth International Award për arritjet e saj në Kosovë dhe në mbarë botën dhe gjithashtu u vlerësua si Kampione e Përfshirjes Sociale nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP”, thuhet në deklaratën e Universitetit të Pitsburg-ut” thuhet në njoftim.

Tutje, Universiteti i Pitsburgut e vlerëson se ishte pikërisht angazhimi i saj që bëri që të jetë fituese e çmimeve ndërkombëtare dhe Osmani tashmë është e përkushtuar për paqe dhe zhvillime pozitive në vend.

“Ishte angazhimi për qytetarët që bëri që ajo të fitoj Çmimin Sheth International Award. Ajo është qartazi e përkushtuar për një të ardhme pozitive, paqësore dhe të zhvilluar për Kosovën” thuhet në fund të deklaratës së lëshuar nga ky Universitet” përfundon njoftimi.

loading…