Pejë

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë me aktivitet humanitar (VIDEO)

Universiteti i “Haxhi Zeka” në Pejë që nga orët e mengjesit ka nisur sot aktivitetin humanitar “Panairi i Vullnetarizimit Ndërmarrës”, përmes këtij panairi do të ekspozohen produkte të ndryshme të punuara nga vetë studentet ku fondet e grumbulluara nga shitja e tyre do të grumbullohen për të ju blerë dhurata fëmijëve në nevojë të rajonit të Dukagjinit.

Përndryshe ky universitet përveç aktiviteteve humanitare gjatë gjithë vitit kishte treguar vendosmëri dhe seriozitet qoftë me konferenca ndërkombëtare të organizuara qoftë me aktivitete të tjera shkencore që deri para vitit 2015 nuk kishte pasur mundësi të bëheshin.