Unitedit të Mourinhos s’po ia do, barazim me Southamptonin
Manchester Unitedi ka arritur të marrë një pikë në udhëtim te Southamptoni, duke barazuar 2 me 2.
Vendasit e nisën për mrekulli takimin duke krijuar epërsi të dyfishtë brenda 20 minutave.
Armstrong shënoi golin e parë për vendasit në minutën e 13. Kurse një supergol nga gjuajtja e lirë shënoi Soares në minutën e 20.
Megjithatë, Unitedi u kundërpërgjigj për mrekulli duke arritur të barazojë shifrat në pjesën e parë.
Lukaku e Herrera shënuan golat për të barazuar rezultatin, pas asistimeve nga Rashfordi.
Pas këtij barazimi Unitedi në vendin e shtatë ka 22 pikë, kurse Southamptoni në vendin e 18 ka 9 pikë.