Unitedi mposht Milanin në International Champions Cup
Manchester Unitedi ka fituar me penallta (5-4) ndaj Milanit në International Champions Cup pasi koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat 2-2.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Milanit, por të dyja skuadrat shënuan nga një gol të bukur.
Të parët në epërsi kaluan Djajtë e Kuq me anë të Marcus Rashford (14′), i cili shënoi për 1-0, ndërsa Suso (26′) dërgoi skuadrat në pushim me barazim 1-1.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë diçka më e barabartë, por me Unitedin më kërkues, ndërsa edhe në këta 45 minuta, skuadrat tundën nga një herë portën.
Në minutën e 60-të ishte Victor Lindelof, i cili shënoi në portën e tij për epërsinë e Milanit 2-1, ndërsa Jesse Lingard (72′) barazoi shifrat në 2-2.
Ky rezultat doli të jetë epilogu final i takimit, ndërsa fituesi u mësua vetëm me anë të penalltive.
Në penallti më të saktë ishin anglezët të cilët shënuan pesë penalltitë, ndërsa te Milani e humbi Daniele Maldini, djali i legjendës Paolo.