Unitedi me një këmbë në gjysmëfinale

Fitorja e së enjtes në udhëtim e afron goxha shumë Manchester Unitedin me gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

Skuadra e madhe angleze fitoi 2:0 ndaj skuadrës spanjolle, Granada. Marcus Rashford realizoi për 1:0 në minutën e 31-të. Fare në fund Unitedi shënoi edhe një gol. Bruno Fernandes realizoi penallti në minutën e 91-të.

Manchester Unitedi është në situatë shumë të favorshme para ndeshjes së kthimit që luhet në “Old Trafford” më 15 prill.

Unitedi ka synime për ta fituar Ligën e Evropës.