Unitedi me fitore bindëse ndaj Bournemouthit ruan shansin për “Champions”

Manchester United ka mposhtur 5:2 Bournemouthin në xhiron e 33-të të Premier Leagues për të mbajtur gjallë shansin për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Mason Greenwood realizoi dy gola, ndërsa nga një e shtuan Marcus Rashford, Bruno Fernandes e Antony Martial. Për mysafirët realizuan Stanislas e King.

Me fitoren e së shtunës, Unitedi shkon në kuotën e 55 pikëve në pozitën e katërt në tabelë, tri më pak se Leicesteri që është i treti. Chelsea tani është i pesti me 54 pikë e një ndeshje më pak se “Djajtë e Kuq”.