Premierligë

Unitedi kthehet me fitore të thellë pas katër ndeshjeve pa triumf

Manchester Unitedi ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Fulhamit.

Young shënoi golin e parë në fitoren prej 4 me 1.

Mata e Lukaku shënuan në vazhdim të ndeshjes, duke çuar rezultatin në 3 me 0 në pjesën e parë.

Fulhami e ngushtoi rezultatin në 3 me 1 në minutën e 67 përmes Kamaras.

Megjithatë Unitedi shënoi edhe njëherë përmes Rashfordit.

Në vendin e gjashtë Unitedi ka 26 pikë. Kurse Fulhami në vendin e fundit ka 9 pikë.